Cfare eshte Tirana...
Tirana eshte Kryeqyteti i Shqiperise dhe qendra me e rendesishme politike dhe ekonomike ne vend. Ajo u themelua ne 1614 nga Sulejman Pasha i Mulletit, por mbeti e parendesishme deri ne 1920 kur ajo u shpall kryeqytet per shkak te pozicionit te saj gjeografik me shume ose me pak ne mes te vendit. Ne vitet e fundit Tirana eshte transformuar plotesisht nga nje qytet i shurdher i stilit komunist, ne nje kryeqytet modern, te gjalle dhe frymezues me ndikim europian. Ne Tirane mund te vizitoni: Muzeun Historik Kombetar, Xhamine e Et'hem Beut , Kullen e Sahatit, kompleksin e ministrive ", Blloku, blloqet me ngjyra te apartamenteve, etj.Tirana International Airport ndodhet 20 km nga qyteti.
Institucionet kryesore kulturore te Tiranes jane Teatri Kombetar, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit te Shqiperise, Galeria Kombetare e Arteve. Shfaqjet e kompozitoreve me fame boterore, jane kryer rregullisht nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.Qyteti sherben si nje vend per Bienalen e Tiranes, Festivalin e Jazzit Tirane, Diten e Veres, Naten e Bardhe (me 28 nentor), Rally Albania, Netet e Klipit Shqiptar dhe Tirana Fashion Week. Kohet e fundit, Tirana e ka ridisenjuar identitetin e saj si nje qytet mesdhetar me plot kafene dhe nje nate te gjall.